Ditën e djeshme në një konferencën për shtyp, kreu i shtetit Ilir Meta përveç shumë deklaratave bëri edhe një në adresë të gazetarit të Sokol Balla. “Gruaja ime është në opozitë, ndërsa nëna e fëmijëve të tij në qeveri”, tha Meta, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Vizion Plus, të cilën presidenti e mori si të porositur nga Balla.
“Kol Balla e di që e ka merak të madh se unë kam konflikt interesi se nëna e fëmijëve të mi është në opozitë. Por të gjithë e dini se Koli nuk ka interes pavarësisht se nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri. Reforma në drejtësi e Edi Ramës ka fytyrën e skandalit të Unazës së Re. Me qindra hallexhinj dhe njerëz janë atje. Kur të dëshirojë ai, tek Sokol Balla të marrë edhe miqtë e tij europianë dhe ta kuptojmë si ishte reforma dhe ramaforma”, tha Meta.Por këto fjalë u konsideruan si kërcënim nga ana e Ballës, që e ftoi Metën në emisionin tij “Real Story” për t’u ballafaquar. Ditën e sotme gazetari Balla i ka dërguar një tjetër mesazh presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ku i kujton se ai vazhdon ta presë në studio për t’u përballur. Në profilin tij në Instagram, Balla shkroi: “#tajmahal 2010. Një monument Qetësie dhe Dashurie. (Ne pritje të përgjigjes së Presidentit)”