Lëkundje tërmeti janë regjistruar në Korçë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave bëhet e ditur se tërmeti ka qenë më magnitudë 3.5 i shkallës Rihter.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 07:00. Ndërkohë, epiqendra e tërmetit është regjistruar në Kapshticë të Korçës, me një thellësi 22 kilometra.
Një tjetër lëkundjet është ndjerë 7 km në veri të Korçës dhe magnituda ka qenë 3.2 në orën 09:00 .
Një lëkundje më e fortë tërmeti është ndjerë në mbrëmje.
Nga të dhënat paraprake mësohet se tërmeti ka patur si epiqendër Libonikun e Korçës dhe pati një magnitudë 3.6 të shkallës Richter dhe një thellësi 10 kilometra.
Për momentin nuk ka të dhëna për dëme materiale.
Korça është lëkundur të paktën dhjetë herë gjatë ditës së sotme, ku tërmeti më i fortë ishte ai i orës 07:00 në mëngjes me magnitudë 3.5 të shkallës Richter.
Fiks një vit më partë ra tërmeti i Floqit, i cili shkaktoi dëme të mëdha materiale në zonat përreth. /abcnews.al