Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli sot në Kuvend për tërmetin e 26 nëntorit, por edhe pandeminë, dy fatkeqësitë që goditën vendin tonë njëra pas tjetrës.
Balla thotë se ato ditë do të mbahen mend gjatë në kujdesën e shqiptarëve. Ndërsa nuk la pa ironizuar edhe opozitën, që sipas tij tenton panikun.
“26 nëntori 2019 la pas 51 persona. Më shumë se 100 vende dhe organizma financuar ofruar miliarda euro, tashmë që kemi mundësi të shohim me qetësi, duket e pamundur se si mund t’ju jepet strehë në kohë rekord mijëra familje.
Ne u thamë çdo familjeje, ti nuk do të jesh vetëm dhe e përballuar me shumë dinjitet dhe përgjegjësi dhe pse nuk ishim përballur më parë një një situatë ë tillë dhe nga pandemia, do duhet t’i mbajmë mend sesI rrallë herë u bëmë bashkë.
Ishte një moment i veçante solidariteti edhe pse ndonjë hienë në krahun tjetër të politikes nuk e zgjati solidaritetin.
Shumë shpejt u përballëm edhe me kunjën e paskrupullt të hienave që tentuan të ngjallin mosbesim, tentuan të flasim për zi dhe për humbje shprese dhe që kulmoi në një shpërthim si ky i ditëve të fundit.
Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar të së keqes, njerëz të trembur deri në palcë nga efektet që sapo kanë filluar të reformës në drejtësi. Të gatshëm për të përdorur një fatkeqësi natyrore apo virusin për të nxitur ankth dhe panik dhe rrëmuje.
Përveç luftës me armikun e padukshëm po zhvillohet një betejë me panikun që po tenton të përhape Kasandra e opozitës rrugore.
Basha i vetmi që u zgjua pas tërmetit me dy vila, sa herë gjendet në çadrat pas tërmetit flet me lot krokodili se gjoja qeveria i ka lënë në harresë, ndërsa me pandeminë kasandrat kanë shkuar në makabritet duke folur për numra në morgje apo duke abuzuar ne TV.
Basha nuk ka as trup as moral qoftë në mënyrën e trajtimit të tërmetit apo solidarizimit që duhet të kemi në këtë pandemi. Të bësh politikë sot me vdekjen është një turp që Lulit nuk do ti harrohet kurrë”, tha Balla.