Bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi dje ishullin “Lombok”, në jug të Indonezisë ka arritur në 319 të vdekur, njoftoi sot ministri i Sigurisë.
“Që kur ra të dielën tërmeti me magnitudë 6,9 ballë Righter, epiqendra e të cilit ndodhej në veri të ishullit vullkanik, me e fuqishmja nga 355 dridhjet u ndje sot”, njoftoi zëdhënës i Agjencisë Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave, Sutopo Purwo Nugroho.
S’ka paqe për ishullin plot turistë, tjetër tërmet shkatërrues pas atij me mbi 130 viktima
Ishulli indonezian, Lombok është goditur nga një tërmet i fuqishëm, teksa ende është duke u përballur me pasojat e dridhjeve të së dielës.
Vëzhguesi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se tërmeti ka qenë 5.9 shkallë dhe është raportuar se mund të ketë rrëzuar disa ndërtesa.
Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar nën rrënoja, në tentim për t’iu ndihmuar viktimave që ka shkaktuar tërmeti i kaluar.
Kryqi i Kuq ka thënë se incidenti, i cili ka lënë të vdekur të paktën 131 persona ka qenë “jashtëzakonisht shkatërrues”.
Disa fshatra “janë dëmtuar plotësisht”, ka njoftuar zyrtari i Kryqit të Kuq në Lombok, Christopher Rassi.
Shifra zytare e personave të vdekur arrin në 131 ndonëse mediat lokale kanë raportuar për 347 të tillë.
Qeveria ka deklaruar që më shumë se 1,400 persona janë plagosur dhe se rreth 156,000 të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL