Arritja historike e Shqipërisë së Ganni De Biasit nuk mund të harrohet lehtë.
Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku italian në vitin 2016 arritën një moment historik duke u kualifikuar ne Kampionatit Europian.
Edhe pas largimit, të shumtë janë ata që ende e kanë në zemër De Biasin,dhe këtë e kanë shfaqur edhe ditën e sotme në stadiumin Zimbru të Çishinjevit në Moldavi.
Në një flamur shqiptar të varur në tribunat e stadiumit, disa tifozë kanë stampuar fytyrën e De Biasit në mes të shqiponjës dykrenare, dhe poshtë shkruhet në italisht: “Grazie Mister”.