Ndonëse jo më në një parti, Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Tom Doshi duket se e ruajnë komunikimin mes tyre dhe kjo është parë sot jashtë sallës së parlamentit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur ditën e sotme një video ku duket kryeministri Edi Rama, jashtë sallës së parlamentit duke biseduar me deputetin Tom Doshi.
Në video dëgjohen deputetët e PD-së teksa thërrasin ‘Hajdut. Kriminel’, ndërsa Rama u kalon pranë pa u hedhur sytë fare.
Ndërkohë Doshi sqaron dhe bashkëbisedimin me kryeministrin.
“Ishte një bisedë normale mes aleatësh për çuarjen përpara të reformave. U përshëndetëm si miq, e pyeta për familjen”, tha deputeti Doshi.