Nga Akil Ylli
Levizia politike nga ana e Shqupit, qe te ulet ne nje tavolin me mazhorancen, megjithse eshte nje veprim krejt normal politik, ne fakt eshte krej anormal, po te shohim veprimet, aksionet e strategjine, qe ka ndjekur opozita, me ne krye Lulashi, tash mese 6 vjet. Ti kete ndritur ylli valle!?
Po çfare yllit mor tamarsha! Urdhno mor zotni e shih, se çfare kushtesh ka rreshtu, qe te bajne me u dhi gazit! Neqoftese ky ashte politikan, un jam astronaut!
1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.
2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.
3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.
Por le ti komentojme nje nga nje, dhe pastaj te shohim, se kush e merr guximin, ti quaj kushte, pa pasur frike, se e quaje rrot.
1) Miratimi i reformes zgjedhore ne menyre transparente e bla, bla, thote Lulashi. Po kjo eshte gjeja me normale mor Lulash, madje ideale. Por si mund te arrihet kjo, kur ti je i pari, bashke me satelitet e tu, qe keni braktisur çdo lloj tryeze. Bile braktiset dhe Parlamentin, ne menyre qe te nderprisnit dhe institucianalisht, çdo ure komunikimi. Nuk moret ne konsiderat, as lutjet boterish, per te mos lene mandatet. Ju tha pshtuma nderkombetarve!
Cfare kushtit eshte ky mor Lulash!? Kushti vendoset at’here, kur dikush te ka ndaluar diçka. Ju s’ju ka ndaluar askush, per asgje. Ju mpi dora Piktorit, duke ju derguar letra, sa dhe per nje dashnore, jane teprim. I pat dale goja mbas veshit, duke ju bere thirrje, hajde te bejme reformen zgjedhore, duke te premtuar, se do tu jepte edhe te drejten e vetos. Po kujt ti thuash se? Ku ja kishte ngene Lulashi. Hyyyhaaaa, Lulashi ishte i zene me revolucionet.
2) Hartimi dhe diskutimi i reformes jashte Parlamentit e bla, bla, ç’prrallis Lulashi. Po çfare dreq kushtit, eshte ky mor Lulash!? Po ju jashte krejt jeni! Kusht do quhej, sikur te pretendonit, te uleshit perseri ne poltranat e Parlamentit dhe te kerkonit, tu rijepnin dhe njehere, skedat e votimit. Hajde merri vesht Lulasherite!
3) Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti e bla, bla, broçkullis Lukashi prap. Per ata qe i kane dy pare mend Lulash, ky nuk quhet kusht, por eshte perfundimi logjik i dy kushteve(po i quajme) te para. Neqoftese bien dakort te gjitha palet, s’ka asnje arsye te shendoshe, perveç tendes, qe te ndodhin ndryshime. Megjithse une, kam dyshime te forta, se do qendrojne ne tryeze. Di te gjejne nje sebep, jo sebep,, dhe do ta braktisin perseri tavolinen, S’ju ze bytha vend, ne karrige, jene mesuar rrugeve!
Po pse, kujtoni ju, se rezumeja e budallallekut, u mbyll me kaq à? Jo a te keqen! Lulashi sa here te hapin gojen, i dalin fluturim marrit, si tufe gargujsh te trembur!
“Prej fillimit te dhjetorit, faktori nderkombetar ka ushtruar presion ndaj qeveris, qe te pranoje tre kushtet e opozites”, shprehet Lulashi. O Lulash, po keto s’jane kushte mor burre! Kushte ishin ato, qe ishin ne fuqi para ketij paçavuri trikolog. Kur ulerinit nga mengjezi deri ne darke: S’ka dialog, perderisa, nuk largohet Rama, nuk shpallen zgjedhjet e parakoheshme, s’ka nje qeveri tranzistore pa Ramen dhe nuk futet ne burg, termti i Gjiknurit. Keto po, jane kushte Lulash!
Mirpo qeverin, se ka lujt as topi; Rama eshte perdite e me i forte; zgjedhje te parakoheshme su bene; Gjiknur termeti vazhdon te jete kryetar. Per keto ka qene muhabeti Lulash, e jo per trikalogun e mesiperm, qe s’di njeri, si t’ja vere emrin. Askerkush, perveç Lulashit, nuk e kupton, se perse duhen te bejne presion nderkombetaret per diçka, qe pala tjeret ju a ka afruar me kohe, bile, shume me teper se kaq! Buuu! Lulashi i pertyp rrenat, si me kene tuj hanger, buke e djath!
“…nuk është takim me Ramën por zbatimin e procesit për të përmbushur kërkesat Bundestagut dhe si rrjedhojë për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Lulashi në këtë takim. Po jo o Lulasha, keto s’jane kerkesat e Bundestangut! Asnje germe, per zgjedhje te parakoheshme, nuk ka artikuluar Bundestagu! Vetem te paren, mund ta quajme te tille. Por ajo nuk ishte kusht per mazhorancen, ishte per ju, qe kisht dale rrugeve, si hordhi fondamentalistesh dhe e kundershtonit aq fort çdo marrveshje, saqe per te konfirmuar vendosmerine tuaj, e vuloset me zjarrin e molotovave.
Kur paske ndermend, ta çosh vendin ne zgjedhje te parakoshme, pse se ke vene ne trikalog Lulash? Ky po, do quhej kusht! Jo tre derdellitjet!
Jo mor shok, keto te tjerat i perdor si opium, per ti qetsuar ato pak nerprishur, qe i kane mbetur! Per t’ju dhene kenaqsine, ju premtoj, se do te organizonte nje proteste ne shkurt.
Tashti nuk na mbetet gje tjeter, veç te shohim, se si do ta presin te shperdoruarit deri ne palc, lajmin e dhene nga Lulashi: Si sihariq, apo si mallkim?