Pandemia në vendin tonë po kap shifra të frikshme të infektuarish dhe të vdekurish. Viktimat në moshë të re sipas burimeve zyrtare po shtohen dita ditës, por edhe vdekje të shumta brenda familjes.
Një lajm tragjik vjen nga Rubiku i Lezhës ku ka pllakosur zia. COVID-19 ka shkaktuar tragjedi në familjen Cara. Brenda një jave sëmundja i ka marrë jetën kryefamiljarit Hamit Cara, bashkëshortes së tij Dushe Cara dhe djalit të tyre të vetëm, Arben Cara.
Dhimbja ka tronditur jo vetëm fisin Cara, por mbarë opinionin për goditjen e rëndë që i ka dhënë një familjeje të vetme brenda pak ditësh.
Sipas ministrisë së Shëndetësisë edhe ditën e djeshme numri i vdekjeve ishte shumë i lartë për 24 orët e fundit, ku numërohen 21 humbje jete.