Deputetja socialiste, Vasilika Hysi pranoi se me ngjarjen e rëndë institucionet kanë dëshmuar se dështuan për mborjtjen e fëmijëve dhe i kërkoi ligjvënësve ndërhyrje të forta ligjore.
“Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje por të dalim në rrugë.
Si mundet policia komunitare në Babrru që shikon parrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karriere tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, është shprehur Hysi gjatë fjalës së saj në mbledhjen e “Aleancës së Grave Deputete”,