Gazeta Panorama, i ka dedikuar një artikull të veçantë dekretimit nga ana e Presidentit Ilir Meta, dhënia e nënshtetësisë për Kryepeshkopin Janullatos, si tentativë për t’i dhënë fund debateve për mbajtien e meshave në gjuhën shqipe, ose nga një kryepeshkop shqiptar.
Por se ky vendim është përshëndetur nga aktori Robert Ndrenika me një koment të tijin në facebook, kjo nuk do mend as kalem se është një gënjeshtër e shëmtuar e bërë jo pa qëllim nga gazeta, e cila njihet për “lidhjet e saj emocionale” me Presidentin Meta dhe familjen e tij.
Panorama që e mban veten për media serioze… por pranë presidencës, e di mjaft mirë, sikurse të gjithë ne, se aktori i njohur nuk është përdorues i rrjeteve sociale dhe se kjo sajesë e shëmtuar, ka si qëllim përdorimin e imazhit të aktorit, për ti bërë “katharsis” figurës së presidentit apo dhe të kryepeshkopit vetë… pasi asnjë prej tyre nuk është në lartësinë e figurës së tij.