Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi komentoi ndryshimet e prezantuara nga Enkelejd Alibeaj. Flitet për për ndryshimet juridike, ku opozitari i rrugës Alibeaj u paraqit su jurist për tu bërë pjesë e Asamblesë së FSHF-së
por pesidenti i Flamurtarit e akuzoi se ka vjedhur votat për 50 mijë leke rrogë.
“Sapo mbaroi mbledhja e asamblesë dhe më telefonoi Andi Lila.
Ishte shumë i mërzitur me reagimin e shëmtuar të Enkelejd Alibeajt te votimet e sotme (djeshme).
Të gjithë ishin ‘pro’ atyre që u miratuan, i vetmi kundër isha unë.
Alibeaj hyri në Komitetin Ekzekutiv të FSHF duke vjedhur votat e Ekrem Spahisë. Ai vjen për 500 mijë lekë aty.
I thashë Andit: ‘Po të kërkoni zgjidhje nga Alibeaj e kompani e keni të kotë. Nuk ka Shqipëria jurist që të vijë Alibeaj nga politika?’
Jemi i vetmi vend në botë që në FSHF ke njerëz nga politika. I thashë Andit: ‘Mos u mërzit se Alibeaj është nga ata 500- mijëlekëshat dhe nuk mendon t’i japë futbollit zgjidhje se nuk ka asnjë lidhje me të’.
I bëj një thirrje të mos e marrë rrogën të na e japë neve klubeve të varfra këtë 500-mijëlekësh”, tha administratori i kuqezinjve.