Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka deklaruar se vendimi i Edi Ramës për ta përjashtuar nga lista e kandidatëve të PS-së, nuk ishte i papritur për të.
Bushati u shpreh në një intervistë se e kishte pritur këtë vendim të Ramës.
‘Nuk ka qenë një çështje e cila më ka gjetur e papërgatitur. Vetes i njoh disa instikte dhe nuhatje në politikë dhe e kam pritur se do të vinte ky vendim i Edi Rama do të më përjashtonte nga lista e kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Në gjykimim tim e shikoj të padrejtë këtë vendim, një vendim i pambështetur në një logjikë normale, pasi i referohem mënyrës se si kam në politikë, kontributim tim në PS, për rezultatet në zgjedhje në Tiranë dhe për rezultatin historik të PS në Shkodër në zgjedhjet e 2017.
Qëndrimet e mia, pavarësisht funksioneve që kam mbajtur, qoftë edhe në ata mbledhje në PS apo në qeveri, kanë qenë shumë të qarta si për pyetjet që ju më ushtruat, sidomos për influencën e krimit në politikë dhe përqendrimi i pasurisë në një rreth të vogël njerëzish’, tha ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.