SPAK kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit që më 2 Mars e la të lirë mjekun Edvin Prifti.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Prokuroria e Posaçme ka bërë rekurs pranë Gjykatës së Lartë, duke kërkuar rikthimin e tij në burg.
Mjeku akuzohet për korrupsion pasiv dhe është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve. Ai dyshohet se u merrte para pacientëve që operonte.
Nga kontrolli në shtëpinë dhe zyrën e tij u gjetën 215 mijë euro dhe 16 milionë lekë kesh.