Përpjekja e dy përfaqësuesve të Partisë Demokratike për të filmuar një denoncim të tyre pranë inceneratorit të Sharrës u shoqërua me p.ërplasje me punëtorët që ndodheshin aty.
Pas këtij momenti Ina Zhupa dhe Belind Këllici i janë drejtuar policisë së kryeqytetit për të bërë denoncim për sh.antazh e k.ërcënime.
“Kemi ardhur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, së bashku me Ina Zhupën, zëdhënësen e Partisë Demokratike për të bërë një kallëzim për sh.antazhim dhe k.ërcënim në ushtrimin e detyrës sonë për një denoncim në mbrojtje të interesit publik.
Persona të orientuar, të paidentifikuar, pa u prezantuar për detyrën që mbanin, kanë ardhur pranë nesh duke na sh.antazhuar për të na larguar nga territori që rrethon landfillin e Sharrës”, tha Belind Këlliçi.
Prej disa ditësh PD denoncon atë që e quan aferë korruptive të qeverisë që ka kaluar 2 milionë Euro për llogari të dy inceneratorëve, atë të Fierit dhe inceneratorit të Tiranës, duke e çuar totalin e fondeve për llogari në 75 milionë euro.