Vetëm pak ditë më parë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, pohoi në një studio televizive se valët e muzikës shpërndajnë koronavirusin dhe prandaj është e domosdoshme që të ndalet muzika në bare dhe lokale.
Kjo deklaratë e tij ka sjell veç të qeshurave, edhe irritimin e atyre që e vuajnë më shumë këtë deklaratë aspak shkencore por idioteske, siç janë grupet e artistëve dhe bizneset, të cilët që pas nisjes së pandemisë nuk kanë mundur të punojnë për faktin se muzika u ndalua gjerësisht pas orës 20:00.
Ndalimi i muzikës pas orës 20:00, kishte si qëllim, mos grumbullimin e njerëzve në ambjente të hapura apo të mbullura, për tu bërë shkak në transmetimin e virusit. Ama, disa artistë (që mund t’i përmendim me emra) nisën të bënin koncerte para orës 20:00, duke grumbulluar qindra të rinj deri në këtë fasho orari, që mund të quheshin fare mirë vatra të reja të virusit.
Por, për habi dhe në kundërshtim me shkencën e ministrit dhe ekspertëve të tjerë, asnjë nuk u infektua. Madje vatra të virusit u kthyen spitalet dhe asnjë bar apo lokal. Pra që muzika nuk transmeton virusin, ishte një hipotezë e rrëzuar muaj më parë, fill pasi disa artistë interpretonin të pashqetësuar deri në fashin e orarit të përcaktuar.
Me të drejtë dhe logjikisht, një grup artistësh dhe biznesmenësh dolën në protesta me thirrje: “Muzika nuk v.ret” dhe “Virusi nuk del pas 8 të darkës!” Por protestat e ditës u shtypën nga policia, nga ajo polici që lejonte grumbullimet masive dhe me muzikë të bizneseve të tjera ditën, me pretendimin se nuk lejohen grumbullimet masive!
Situata u bë tipike tipike: Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë! Madje për ironi të fatit, tallja tjetër që ju bë artistëve dhe bizneseve, ishte kur organet shtetërore nisën t’i trajtonin tamam siç thotë shprehja: “njërin të nënës e tjetrin të njerkës”, sepse në kulmin e pandemisë, me hapjen e bareve dhe lokaleve, kush paguante shefin e policisë, kush paguante zyrtarët e lartë, kush kishte të paguante, ahengu nuk i ndaloi kurrë.
E sidmos në biznese me emra të veçantë gangsterësh ose pagatorësh pranë qeverisë, në zonën e bregdetit të jugut dhe në ish-Bllok, aty ku muzika është kryefjala e rrugicave. E duke i qëndruar zonës së ish-Bllokut, aty është edhe një lokal, i quajtur “Whiskey”, i cili përflitet nga të gjithë se është në pronësi të ministrit Blendi Klosi.
Por për habi, fill pas deklaratave të tij se muzika shpërndan koronavirusin, në këtë lokal buçiti muzika gjithë fundjavën, aq fortë sa trondiste themelet e pallatit disa katësh në ish-Bllok. Madje nga entuziazmi, u shpërndan video të ahengut në fjalë, ndoshta ngaqë edhe shumë qejflijve u kishte marrë malli. Por në shumë bare nuk pipëtinte as miza, sepse është kundraligjit dhe dënohesh penalisht me b.urg, në barin e ministrit askush nuk e prishi terezinë.
Ndërsa artistët e bizneset e tjerë po zgurdullojnë sytë, të detyruar të durojnë fyerjen, nga pafuqia për të reaguar ndaj gjithë kësaj tallje që ju bëhet nga shteti, organet përgjegjëse dhe tufa e bagëtive që u ka rënë për t’i qeverisur, kundër të cilëve nuk dalin dot të protestojnë, sepse horrat dhe maskarenjtë mbrohen pikërisht me ligjin… e sajuar enkas për të mbrojtur antiligjin… e mos grumbullimit për shkak të pandemisë.
Një pyetje për kryeministrin: Çfarë borxhi të kanë shqiptarët?! Të bënë deputet, ministër, kryetar bashkie, kryeministër… po t’i çfarë i bëre ata?!/Ekskluzive.al
Mëposhtë pamjet e ahengut në lokalin në ish-Bllok vetëm pak ditë më parë: