Edhe pse gjithmonë është luajtur me fjalën gjumë duke ia referuar reagimeve të tij me vonesë apo mungesës së punëve të bëra, në një video të bërë Lulzim Basha filmohet duke fjetur në makinën e tij. Kjo është ironizuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ai e ka të nevojshëm gjumin në drekë.
“Më çuan një video ku flinte Luli, po flinte vërtetë në makinë. Ky fle rrugëve, fle në drekë nuk ke ca i bën dhe monitoron gjumin tim, po ti fle gjumë rrugëve të sheh e gjithë Shqipëria. Unë kur fle jam i qetë pasi nuk më monitoron Monika, nuk ma ngacmon Saliu se ka Ilirin mbi kokë”, tha Rama.
“Basha është gjumash” apo “Basha fle gjumë” janë epitete më të shumta që i vendosen kreut të PD, Lulzim Basha që kur ka qenë në krye të Bashkisë Tiranë e deri sot që drejton PD-në.
Edhe pse gjithmonë është luajtur me fjalën gjumë duke ia referuar reagimeve të tij me vonesë apo mungesës së punëve të bëra, në një video të bërë Lulzim Basha filmohet duke fjetur në makinën e tij.
Nuk dihet se kur është filmuar video, por ditën e sotme Basha ka zhvilluar disa takime elektorale në Kukës.