Këtë sezon veror vendi ynë është bërë destinacioni i preferuar i shumë personazheve të njohur për të kaluar pushimet e tyre. Vendin tonë e ka zgjedhur për të kaluar pushimet edhe një prej prezantuesve më të njohur amerikan.
Bëhet fjalë për Steve Harvey. Ai ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tij. Steve Harvey ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram.
Në këtë video, ai tregon se ndodhet midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke lundruar me një jaht. Krahas kësaj videoje që ai ka postuar, ka shkruar:
“Shqipëria përgjatë oqeanit është Greqia … si qyteti i Columbus Ga & qyteti i PHEONIX”, shkruan prezantuesi.
Prezantuesi i referohet afërsisë med dy vendeve të cilat i ndan i njëjti det, sa distanca e dy qyteteve në Amerikë.
Harvey ka prezantuar programe si “The Steve Harvey Morning Show”, “Steve talk show” dhe “Family Feud”. Ai është edhe aktor edhe një producent i njohur në Amerikë, veçse prezantues.