Të gjithë e njohin si make up artistin shqiptar më të famshëm në botë! Ai njihet si make up artist i Kim Kardashian.
Por sot Mario Dedivanoviç i “shokoi” të gjithë me deklaratën e tij! Ai deklaroi publikisht se është homoseksual gjatë kohës kur mori çmimin “American Influencer Award”.
I përlotur ai ka thënë se homoseksualët janë njëlloj si të gjithë të tjerët dhe se kanë dëshirë për t’u dashur.
“Dua të them diçka të rëndësishme për vëllezërit dhe motrat e mia shqiptare. Unë po ju kërkoj të gjithëve të hapni sytë, zemrën dhe shpirtin, sepse shumë vajza dhe djem në botë janë rritur me dhimbjen me të cilën jam rritur.
Duke menduar për të vrarë veten e tyre, ashtu si mendova. Vetëm se ata janë të ndryshëm dhe kanë frikë të jenë vetvetja, sepse kultura e tyre ose familja i gjykon ata. Ata kanë frikë se fisi ose familja nuk do t’i pranojnë sepse ata kanë lindur ndryshe. Ne nuk jemi ndryshe.
Ne meritojmë të jemi të lumtur dhe të ndiejmë dashuri. Po e them këtë për herë të parë sot, unë jam një homoseksual 37 vjeçar. Tani mund të jetoj jetën që meritoj dhe ndihem i lumtur që më në fund mund të jetoj” – tha Mario. /Fjala.al