Mania për të qendruar sa më pranë kryetarit është karakteristikë e militantëve të partive politike. Kështu ka ndodhur edhe sot në protestën e PD dhe opozitës së bashkuar.
Në pamjet e transmetuara nga protesta e PD-së, duket qartë se kur Basha po marshonte drejt kryeministrisë për t’ju bashkuar protestës së PD, në mungesë të bashkëshortes Aurela, disa prej tyre janë zënë për të qëndruar pranë tij.
Në videon e shpërndarë nga Basha, në minutën e 49′ shihet qartë momenti kur vajzat e FRPD që qëndronin pranë tij, janë grindur me njëra-tjetrën për të qëndruar sa më pranë Bashës, madje kanë rrëzuar një djalë të vogël dhe nënën e tij që kishin shkuar aty të bënin një foto me liderin e PD-së./Ekskluzive.al