Viti 2020 ishte një ndër vitet më të vështirë për mbarë njerëzimin, pasi virusi korona “pushtoi” të gjithë globin.
Bota u mbyll, pasi për të ndaluar përhapjen e Covid-19 duhej që të vendosej karantina dhe për këtë arsye miliona njerëz u izoluan në shtëpi.
Të shumta ishin jetën e humbura, të sëmurët, aktivitet ekonomike, politike dhe artistike që u goditën nga pandemia.
Por pararësisht dhimbjes, artistët italianë gjetën forcën dhe krijuan një këngë për të “përciellë me lezet” vitin 2020, këngë e cila tashmë është kthyer në një hit botëror.
Kjo këngë e titulluar “Vaffanculo 2020”, u rikrijua nga artistë në shumë vende të botës, nga Kina e deri në Shqipëri.
Ishin parodistët e Vlorës të cilët e realizuan këtë këngë të marrë nga italianët dhe e quajtën: ‘Në të s’ëmës 2020’.
Në këtë parodi të luajtur nga Afrim Agalliu dhe Agron Hamo është përshkruar realiteti që po jetojmë për shkak të Covid.
Tani së fundmi kënga e kënduar prej paradistëve të Vlorës i është bashkangjitur këngës origjinale të kënduar nga artistët Italianë dhe ka kaluar kufijtë anë e mbanë botës.