Sot është hapur një tjetër tunel në sheshin “Shqiponja” në hyrje të Tiranës. Ky është tuneli i dytë që është hapur ku do të jetë gati për qarkullimin e automjeteve dhe të pritet të lehtësojnë trafikun.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka bërë nga afër punimet në këtë tunel dhe ka thënë se punimet vijojnë me ritme të shpejta.
Nga ana tjetër kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjerdho, është shprehur se janë tejkaluar afatet dhe shumë shpejt do të mbyllen të gjitha punimet.
“Kjo vepër do të rrisë vlerën e gjithë zonës, do të kemi një nyje të padukshme dhe është përshtatur si një hyrje me lulishte dhe pemë“, tha ajo.
Pak ditë më parë është hapur dhe një tunel tjetër, i cili do të jetë me drejtim lëvizje nga Durrësi në Tiranë, ndërsa tuneli që u hap sot do ketë drejtim të lëvizjes nga Tirana në Durrës.