Pas heshtjes përreth 20 minuta para Ministrisë së Punëve të brendshme, protestuesit e opzotiës kanë hedhur bojë të zezë ndaj godinës së drejtuar nga Sandër Lleshaj.
Fortoreporteri i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri, ka fotografuar momentin kur protestuesit mbanin prane tyre dy bombola të mëdha të mbushura me bojë te zezë të cilat i kanë boshatisur më tej duke spërkatur fasadën e Ministrisë së Jashtme. Basha e ndoqi kete akt te shemtuar i qete dhe i lumtur.
Protestuesit ishin fillimisht tek Parlamenti ku patën disa përplasje të forta me policinë ndërsa më tej u tërhoqën nga drejtuesit politikë në një marshim proteste drejt Ministrisë së Brendshme.
Basha dhe Berisha qëndruan në heshtje përballë njëri-tjetrin përreth 20 minuta, derisa protestuesit zbuluan skenarin: Njollosjen me bojë të zezë të minitrisë.