Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje, takimeve të Lulzim Bashës dhe akuzave të tij u kundërvë me palme, shifra dhe fakte për punët që ka bërë qeveria.
Ndërkohë që nuk mungon të tallet me kreun e PD, teksa thotë se jo vetëm që flë në këmbë, dhe mirë bën të mos zgjohet, por pse e bëjnë qesharat bashkëpuntorët e tij me këto takime.
“Eh mër Lul mër Lul, mirë ti që fle gjumë në këmbë se nuk ke pse zgjohesh kot, po ata që të çojnë tek “hallexhinjtë” pse të bëjnë kaq qesharak xhanëm me këta aktorë që të nxjerrin në ëndërr😱😂”, shkruan Rama në rrjetin social.