Vetëm pak minuta pasi opozita mbylli protestën e saj të 9-të njëherësh të tretën kombëtare, policia nis shoqërimet.
“BalkanWeb”raporton se policia ka shoqëruar 20 protestues.
Kujtojmë që gjatë protestës policia ka bërë disa herë thirrje që protestuesit e maskuar të vetëpërmbaheshin e të ndalnin aktet e dhunës, por kjo nuk ka mjaftuar.
Gjatë protestës te Parlamenti ata i vunë zjarrin e dhe një makine të parkuar, si dhe thyen xhamat e një biznesi aty pranë.