Ditën e sotme kreu demokrat zhvilloi takime me biznese në zonën e Qesarakës në kryeqytet. Teksa u ndal në një dyqan, Basha pyet një vajzë se si i duket lagjja. Vajza ndonëse demokrate, i përgjigjet: “Super fare”.
Ndonëse nuk e kuptoi atë që po thoshte, kreu demokrat e konfirmoi me gjithë gëzim: “Si gjithë Tirana, si gjithë Shqipëria”, duke vlerësuar në këtë mënyrë direkt punën e bërë në Tiranë nga Erion Veliaj dhe në qeveri nga Edi Rama.
Batutat
Basha: Si duket lagjja?
Vajza: Super fare
Basha: Si gjithë Tirana, si gjithë Shqipëria