Pas zonës së Divjakës procesi i dezinsektimit ka vijuar edhe në disa zona të tjera “hot spot”. Mbrëmjen e kaluar dezinsektimi për parandalimin e sëmundjeve të transmetueshme nga mushkonjat ka vijuar ne Fier, në zonën e Darëzezës.
Nën monitorimin e Institutit të Shëndëtit Publik, specialistët e trajnuar janë në terren për procesin e dezinsektimit në kuadër të parandalimit të sëmundjeve që potencialisht mund të transmetohen nga mushkonjat. Dezinsektimi është pjesë e një sërë ndërhyrjesh si deratizimi dhe dezinfektimi.
Procesi po kryhet gjatë orëve të natës, kur, sipas ekspertëve, efikasiteti është më i lartë për shkak të vesës.
Sipas një kalendari të përcaktuar procesi i dezinstektimit do të vazhdojë deri në fund të tetorit shoqëruar me monitorimin e vazhdueshëm të rezultateve nga Instituti i Shëndetit Publik.