Me anë të një njoftimi zyrtar nga Policia bëhet me dije se pritet të kalojnë në procesin e Vettingut dy figurat e rëndësishme në rradhën e Policisë së Shtetit. Bëhet fjalë për Arben Saliun, drejtorin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.
Saliu do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore në orën 12:00 para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit. Po ashtu të premten do të dalë para Vettingut edhe Bledar Çeliku, drejtor i Drejtorisë kundër T.rafiqeve dhe N.arkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale .
NJOFTIMI NGA POLICIA
Përshëndetje,
Ditën e enjte në ora 12:00, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Arben Saliu, me funksion Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Ditën e premte në ora 09:30, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit (KJV) do të zhvillojë seancën dëgjimore me subjektin e vlerësimit kalimtar z. Bledar Çeliku, me funksion Drejtor i Drejtorisë Kundër Na.rkotikëve dhe T.rafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Ftojmë mediat që do të ndjekin seancën të respektojnë masat mbrojtëse nga COVID-19, në ambiente të mbyllura!