Janë zbuluar emrat e të arrestuarëve për vjedhjen e postës në Krujë tre ditë më parë.
Mësohet se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar Besnik Parruca (roja), Mark Caka, Bujar Tafa si dhe Andi Paturri (Çerishti).
Ky i fundit, rezulton i arratisur nga burgu, i shumëkërkuar nga “EUROPOL”-i, ndërsa është verifikuar se ka marrë pjesë në shumë grabitje me armë.
Ndërkohë, bëhet me dije se në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes, janë shqoëruar për t’u marrë në pyetje disa persona.
Materialet ndaj të ndaluarëve i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
Vjedhja ndodhi tri ditë më parë, kur autorët thyen kasafortën e postës së Krujës,, nga ku morën një sasi prej 110 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.