Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, gjatë vizitës në Sarandë është pyetur nga gazetarët, se nëse qytetarët duhet të udhëhiqen nga këta persona që sot janë në politikë.
Yuri Kim tha se gjithsecili duhet të mbajë përgjegjësi për zgjedhjet e veta. Sipas saj është e drejtë që qytetarët të mbajnë llogaridhënës personat që zgjedhin.
“Mendoj se gjithsecili ka një rol për të luajtur dhe të gjithë kanë një përgjegjësi dhe ata e dinë se cila është përgjegjësia e tyre,
Është e drejtë që qytetarët të mbajnë llogaridhënës personat që zgjedhin. Është e rëndësishme që qeveria të jetë transparente dhe të tregojë çfarë është duke bërë”, deklaroi Yuri Kim.