Ambasadorja, Yuri Kim, ka reaguar pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendit emrin e Altin Binajt si kandidat për vakancën në Gjykatën Kushtetuese.
Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane shprehet se Shqipëria këtë javë do të ketë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionalitetit e Gjykatës Kushtetuese.
“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë që Shqipëria do të ketë këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për ta bërë funksionale Gjykatën Kushtetuese.
Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”, shkruan Yuri Kim.