Nisja e vitit të ri shkollor këtë vit është emocionues edhe për familjen e kryeministrit Rama. I vogli i familjes së tyre, Zaho shkon në klasë të parë.
I emocionuar nga ky moment, Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto të të birit që e shoqëron me një urim për të gjithë fëmijët që fillojnë sot shkollën.
“Dita e parë emocion i rrallë
Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm
Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama.
Zaho fillon sot shkollën, Linda dhe Edi Rama publikojnë fotot dhe
Nuk ka munguar një urim për Zahon edhe nga e ëma, Linda Rama.
“Zaho ne shkollë. Filloi sot një vit shkollor sfidues për fëmijët, mësuesit, prindërit. Të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe t’i urojmë fëmijëve mbarësi në mësim, por edhe shumë lojë dhe gëzim”, shkruan Linda.