Zbardhet pasuria e ministrave për vitin 2019. Gazeta “SOT” ka siguruar deklarimet pranë ILDKPI. Në deklarimet e ministrave vihen re shifra të larta nga llogaritë bankare, apartamente të shtrenjta, vila luksoze në bregdet dhe makina nga 8 mijë euro.
Në deklarimin e pasurisë pranë ILDKP, zëvendëskryeministri Erjon Braçe ka deklaruar një hua prej 5.000.000 lekësh, nga e cila ka shlyer vetëm 288.000 Lekë. Po ashtu Braçes i rezultojnë 1.971.558 Lekë të ardhura nga puna e bashkëshortes. Sakaq 3.128 euro i ka nga interesat bankare për një vit.
Nga puna në qeveri, Braçe për vitin 2019 ka marrë 1.563.078 Lekë. Sakaq 338.538 lekë i rezultojnë sërish nga puna pranë Kuvendit të Shqipërisë. Braçe ka deklaruar 1.599.960 lekë kursime nga viti 2018. Lleshaj, Xhaçka e Manastirliu Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar pranë ILDKP 2.820.725 Lekë të ardhura për vitin 2019 nga pagat e tij dhe të bashkëshortes Violeta Lleshaj.
Po ashtu Lleshaj ka bërë të ditur se ka 2.000,000 Lekë nga një kredi e marrë për shtëpi. Sandër Lleshaj ka deklaruar një kredi me shumë prej 5.000.000 Lekësh, nga e cila ka shlyer 334.285 Lekë. Ndërkohë ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçkës i rezultojnë 1.570.352 Lekë nga paga si ministre. Ndërsa bashkëshortit të saj Artan Gaçit i rezultojnë 1.175.775 Lekë të ardhura nga ISSH. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar një kredi bankare me vlerë 5.000.000 Lekë, nga e cila ka shlyer 277.871 Lekë dhe ka papaguar 4.007.333 Lekë.
Në deklarimin e saj të pasurisë rezultojnë të ardhurat nga paga e bashkëshortit në OSHEE, 707.903 Lekë. Ndërsa të ardhurat nga paga si ministre e Shëndetësisë, janë 1.568.595 Lekë. “Shtuar llogaria e pagës personale në Bankën… 343.032 Lekë. Pakësim në llogari rrjedhëse 1.800 Lekë. Shtesë në depozita e kursimit në lek, 2.555 Lekë. Pakësuar në llogarinë rrjedhëse në Dollarë, 940 dollarë.
Të ardhurat nga paga si Ministër i Shëndetësisë, 1.568.595 Lekë. Të ardhurat nga paga e bashkëshortit në OSHEE, 707.903 Lekë. Të ardhurat nga qeraja 2.970 Euro. Kredi bankare me vlerë 5.000.000, shuma e shlyer 277.871 Lekë, shuma papaguar 4.007.333”, thuhet në deklarimin e Manastirliut pranë ILDKP. Shalsi dhe Denaj Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ka deklaruar 8 160 Euro të ardhura nga dhënia me qera e një apartamenti.
Nga paga si deputet ka deklaruar 393.918 Lekë. “Llogari bankare, 106 Lekë. Llogari bankare, pakësuar 88 euro. Llogari bankare shtuar 908 942 Lekë. Llogari Bankare pakësuar 1 724 Lekë. Llogari bankare shtuar 8 317 Lekë. Paga si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, 393 918. Të ardhura nga dhënia me qera e një apartamenti, 8 160 Euro. Paga si ministër, 1 461 766. Kredi bankare, shlyer 2161, pa shlyer, 9 655 euro”, ka deklaruar Shalsi pranë ILDKP. Sakaq bashkëshortja e ministrit, ka deklaruar 1 859 957 Lekë të shtuar në llogarinë rrjedhëse.
“Llogari rrjedhëse, pakësuar me 996 671 Lekë. Llogari rrjedhëse, shtuar me 3 294 Euro. Kartë krediti, pakësuar me 71 238 Lekë. Llogari rrjedhëse, shtuar me 1 859 957 Lekë. Llogari rrjedhëse, shtuar me 24 525 Euro. Llogari rrjedhëse, pakësuar me 88 euro. Llogari rrjedhëse, gjendje 10 euro. Llogari rrjedhëse, gjendje 500 060 Lekë. Menaxhere e projektit REEHUB, 942 029 Lekë. ISSH, 213 576 Lekë. Paga si person fizik, 885 600 Lekë.
Fitimi si person fizik, 3 499 904 Lekë”, ka deklaruar bashkëshortja e ministrit Shalsi. Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka deklaruar 18.000 euro depozitë. “Gjendja në llogarinë rrjedhëse, pakësim me 165.193 Lekë. Gjendja në llogarinë rrjedhëse pakësim me 3.709 Euro. Gjendja në llogarinë, pakësim me 1.320 Lekë. Gjendja e llogarinë në Euro, pakësim me 20.010 Euro. Depozitë në, shtim me 18.000 Euro. Depozitë kursimi, shtim me 130 Euro”, ka deklaruar Denaj pranë ILDKP.