Bashkia Tiranë vendos të rindërtojë nga e para 8 pallate në Kombinat, ndërsa një tjetër do të rikonstruktohet. Këshilli Bashkiak Tiranë zhvilloi dje mbledhjen e radhës me inxhinierë dhe ekspertë, për të diskutuar dhe vendosur për ecurinë e pallateve në këtë zonë ashtu siç u premtua disa javë më parë.
Këta të fundit kanë kryer vlerësimet përkatëse për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Kombinat dhe Astir, e në bazë të përfundimit të raportit të tyre do të merret vendimi për prishjen ose jo. Nga ekspertiza e fundit rezulton se nga 9 pallate të marra në shqyrtim, 8 prej tyre nuk plotësojnë asnjë standard dhe nuk ofrojnë asnjë siguri për banorët, ndaj do të duhet të rindërtohen.
Konkretisht u vendos se vetëm Pallati 1”, rruga “3 Dëshmorët”, do të përforcohet pasi nuk ka dëme në kolona, por vetëm në muraturë dhe kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 26.7%. Ndërsa pallatet e tjerë do ndërtohen nga e para. Sakaq “Pallati 145”, rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 72.35 %. Edhe “Pallati 163/1 & 163/3”, rruga “Ali Kelmendi”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 74.0%.“Pallati 155/1”, rruga “Llambi Bonata”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 78.14%.
Gjithashtu “Pallati 152/3”, rruga “Haki Stermilli”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 75.0%. Edhe “Pallati 131”, rruga “Llambi Bonata”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 79.41%.
I njëjti vendim u mor edhe për tre pallate të tjera në rrugën Sokrat Mosko, të cilët do t ndërtohen përafërsisht në parametrat e mëparshme. “Pallati 159”, rruga “Llazi Miho”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 74.68%. “Pallati 141”, rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 80.26%. “Pallati 154”, rruga “Sokrat Mosko”, duhet të prishet dhe të ndërtohet i ri pasi kostoja e ndërhyrjes krahasuar me ndërtimin nga e para është 81.5%.