Seanca e sotme gjyqësore për çështjen “Babale” ka marrë një kthesë të fortë, kur si Prokurori Besim Hajdarmataj ashtu edhe komunikimet dhe deshmitë e oficerëve të SHISH, konfirmojnë se nuk kanë pasur asnjë provë për përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj në veprimtari kriminale. Në këtë “lojë”, duket se janë përfshirë segmente të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por edhe të Shërbimi Informativ Shtetëror të lidhura me PD ndërkohë që materialet u publikuan më pas nga PD.
Në fjalën e tij, Hajdarmataj ka konfirmuar se ka takuar Babalen, por për shkak të personalitetit të të pandehurit “Babale” si një njeri me vese dhe precedent penalë të mëparshëm, këtë çështje ia ka kaluar SHISH pasi prej tij në takim nuk i është prezantuar asnjë provë konkrete, por vec dyshime e supozime.
“E pyeta pak për personalitetin e tij, më ka treguar se kishte qenë i dënuar për trafik droge jashtë vendit. I ndodhur para kësaj situate kam shkëputur bisedën pasi kishte të bënte me punonjës policie dhe flitej e për vëllain e ministrit të Brendshëm dhe kërkova takim me drejtorin e shërbimit informativ shtetëror.
Se kujtoj kur e takova drejtorin e SHISH. Babales i thamë se do vish edhe njëherë në mëngjes. Të nesërmen në zyrën time erdhi një nga drejtorët e SHISH dhe pranuan ta merrnin ata si rast ta trajtonin si informator”.
Hajdarmataj ka treguar më tej edhe komunikimin me vetë Drejtoritn e Shërbimit Informativ, i cili ashtu si prokurori, ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë provë për përfshirjen në afera të vëllait të ish-mininistrit të Brendshem.
“Kujtoj se jam interesuar dhe pyeta çfarë po bëhej. Drejtuesi i SHISH më tha s’kemi asgjë konkrete dhe se nga përgjimet e vëzhgimet e kryera prej tyre në territor nuk kishte asnjë lloj prove apo fakti konkret mbi vëllain e ishministrit” tha ai.
Hajdarmataj mohoj që ai të ketë dhënë shkresë për SHISH konform ligjit që ti bënin këto përgjime si dhe që ai ka bashkëpunuar me PD për këtë gjë.
Kujtojmë që Hajdarmataj me origjinë nga Tropoja ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga PD dhe drejtëpërdrejtë nga familja Berisha për promovimin e tij të shpejtë në karierë në rradhët e organit të akuzës dhe ai ka qënë pjesë e grupit Llalla kundër reformës në drejtësi.
Nga ana tjetër, Ervin Salianji ka vendosur që t’u shmanget seancave dëgjimore duke preferuar që të përfaqësohet nga avokati i tij.
Zbardhet dëshmia e Ylli Rakipit në Prokurori: Ja pse vendosa të mos e transmetoj si “përgjim”
Lidhur me çështjen Babale’ është thirrur për të dëshmuar edhe gazetari Ylli Rakipi. Ai është shprehur se ka pasur dijeni për këtë informacion investigues që akuzon vëllain e ish ministrit të Brendshëm, por ka shtuar se në momentin që është njohur me këtë material të sjelle nga gazetari përkatës ka vendosur të mos e transmetojë pasi nuk i ishte dukur i vërtetë. Rakipi ka nënvizuar se ka pasur dyshime shumë të forta për vërtetësinë e këtij materiali.
“Nuk mundet ta bëja pasi nuk ishte me standardet e një gazerie normale”, citohet të jetë shprehur gazetari Rakipi, i cili ndonëse njihet si një nga më kritikët ndaj qeverisë “Rama”, vendosi që të mos e transmetojë në emisionin e tij këtë material të servirur më pas nga PD përmes gojës së Salianjit, Alibeajt dhe Bardhit. Rakipi deklaro se ishte interesuar dhe i kishte paguar para Jetmir Olldashit për këtë video. Kur ishte realizuar regjistrimi audio dhe jo video, Olldashi më kërkoi të shkoj në Vlorë, por nuk kishim para shumë për emisionin, ndaj refuzova sepse materiali nuk ishte ai që kishim kërkuar. Pas pak ditësh Olldashi u largua nga emisioni dhe i ndërprem komunikimet.
Ylli Rakipi shkëmbeu një sërë batutash me prokurorët e çështjes duke i treguar se si ja servirën këtë material “audio” për të sulmuar ish kreun e reformës në drejtësi dhe që dyshimet mbi vërtetësinë e saj që e shtynë për të mos e publikuar.