Kreu Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri Raul Gonzales në një intervistë për Top Channel thotë se qeveria duhet të llogarisë me precizionin më të madh të gjitha lehtësimet e masave të deritanishme të cilat i vlerëson si efektive dhe kanë prodhuar një numër të ulët rastesh pozitive me Covid 19 në vendin tonë.
‘Ky është një vendim shumë delikat. Ajo që mund të themi është se masat e mbylljes së njerke në shtëpi është efikase dhe ka prodhuar një rezultat të mirë. Disa vende në Evropë janë duke bërë të njëjtën pyetje. Mund t’ju them se unë do të doja të inkurajoja vendet ti mbanin masat bllokuese sa më gjatë që të jetë e mundur. Kjo është ajo gjë që ne me siguri e kemi parë që funksionon.
Çdo lloj zbutje e këtyre masave duhet të studiohet shumë, shumë, shumë me kujdes, duhet të bëhen llogaritë mirë e marrë në konsideratë efektet që do të sjellë zbutja. Masat e ruajtjes së distancës i shohim në Shqipëri sikurse në të gjithë botën. Çdo masë e adresuar me qëllim zbutjen duhet të shqyrtohen me një kujdes shumë të madh me fokus në impaktin e tyre, natyrisht duke menduar në mënyrë ekskluzive për mos keqësimin e situatës ekonomike në vend. Nuk duhet të ketë arsye të tjera përveç atyre që nuk përkeqësojnë ekonominë. Çdo lloj lehtësimi masash i pa menduar mirë mund të sjellë rritjen e rasteve pozitive me Covid19 e si pasojë shtim të humbjeve të jetëve të tjera.’-shpreht ai.