Zëvendësministri i infrastrukturës ka folur në lidhje me situatën e zonës së “Astirit”. Shkreli ka theksuar se puna për zhbllokimin e projektit të Unazës së Madhe do të vazhdojë në përputhshmëri të plotë me ligjin dhe Kushtetutën.
Artan Shkreli tha për punën e ditës së sotme: Kjo ishte një pjesë, nga të cilat pjesa më e madhe ishte dakordësuar për prishjen. 21 prej tyre ishin të shpronësuara, 8 i kanë marrë të tjerat.
Pjesa tjetër janë në proces. 12 të tjera janë skualifikuar nga ALUZINI, nuk përfitojnë legalizimi. Fillimisht është Loti nr 1, që fillon nga rrethrrotullimi i Shqiponjës.
Janë rreth 250 shtëpi që do prishen gjithësej, 140 janë që do shpronësohen. Qeveria është në plotësim të detyrave të veta kushtetuese dhe ligjore. Kjo do bëhet edhe më ndihmën e policisë.
Nga përleshja 12 persona mbetën të plagosur, mes tyre 5 punonjës të policisë dhe 7 banorë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, që të gjithë lanë ambientet e Spitalit të Traumës në orët e pasdites.