Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një postimi në rrjetin social ka uruar ditën e sotme Amerikën që feston 244 vjetorin e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë.
Duke shpërndarë një video me disa nga figurat më të shquara politike të vendit, duke e shoqëruar me mbishkrimin: Gëzuar ditëlindjen Amerikë. Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara.
Por ndjekësit e kreut të qeverisë nuk e kanë lënë pa uruar edhe kryeministrin Rama, i cili sot feston 56 vjetorin.
<
KOMENTET:
– I dashur kryeministri im..të dy sot kemi ditën e lindjes në një ditë..muaj..dhe vit.. Ta gëzojme së bashku këtë ditë duke patur shëndet dhe qetësi shpirtërore. Gëzuar ditëlindjen… Edhe 100 vite jetë i shëndetshëm dhe i lumtur
– Përveç Amerikës, gëzuar dhe iu z.kryeministër 56-vjetorin e lindjes. Jetë të gjatë e të lumtur. Mes njerëzve tuaj të dashur dhe për ta, e për të mirën e krejt shqiptarëve gjithashtu!
– Dy gëzime në një ditë. Njëra për Amerikën ta gëzoj festën, tjetra ta gëzosh ditëlindjen dhe 100 u bëfsh jetë të gjatë dhe të lumtur me gjithë familjarët e tu të dashur dhe ç’të do zemra. Ta kalosh bukur sot.