Zv.kryeministri Erjon Braçe ka qenë mëngjesin e kësaj të enjte në tregun e fruta-perimeve në Tiranë, për inspektim. Ai thotë se tregtarët po vjedhin qytetarët dhe bujqit.
Reagimi i Braçes
Kjo është grabitje e dyfishtë!
Kam qene prej mengjesit ne tregjet publike te fruta perimeve ne Tirane;
Ndoqa cmimet per dy produkte, qepen e thate-e re, pataten-e re.
Të dyja produkte ekskluzive të Divjakës.
Vjelja sapo ka nisur ne Divjake dhe produkti sa ka dale ne treg;
Por shihni cfare grabitje është:
Cmimi dje i qepes ne Divjakë u ul dramatikisht ne vetem 15 lekë/kg.
Cmimi sot i te njejtes qepe te marre dje ne Divjakë, ne cdo treg te Tiranes eshte nga 70 lekë/kg, në 120 lekë/kg.
Kuptoni?
Nga 4.7 herë më shtrenjtë, deri në 8 herë më shtrenjtë.
Grabitja e pare eshte ndaj bujkut ne Divjakë.
Ulja e cmimit deri ne 40% nen kosto, te nje super produkti per te cilin 7 muaj me rradhe ai, bujku ka punuar 12-14 ore ne dite e ka paguar pa fund nga mbjellja ne cdo sherbim,
Është një supergrabitje.
Imagjinoni, nje tregetar “shumice” qe ben thjesht transportin nga Divjaka ne Tirane, fiton 20, 30, 40 leke per kg, 50, 100, 200, 250% me shume se bujku qe eshte rropatur 7 muaj me rradhe!
Kush nuk e kupton, e shperfill, e nenvlereson kete, te vije ta ule njehere menderen ne fushat e Divjakes;
Kush me tregon tregun e rregullat tij duhet ta qepe e te kuptoj qe ky eshte pazar e ska lidhje me tregun kerkund!
Grabitja e dyte eshte ndaj qytetarit ne Tirane;
Rritja e cmimit te qepes nga 15 leke ne Divjakederi ne 120 leke ne Tirane, eshte nje supergrabitje e dyte!
Por ben edhe nje dem te dyte;
Ule konsumin-qytetari do blej me pak, tapos tregun, bllokon prodhimin ne Divjakë e me keq, ul cmimin edhe me poshte se kaq duke sjelle nje humbje financiare shume te madhe!
E njejta gje edhe per pataten;
Patatja e re sot ne treg eshte vec patatja e Divjakes.
Cmimi dje ne Divjake u ule ne 20 leke/kg, ndersa sot ne Tirane cmimi ishte 80 leke/kg!
Grabitje njësoj si e para.
E dija qe do ndodhte kjo histori dhe kam nje muaj qe flas per kete;
Madje duke shtuar se bujqësia e bujqit prodhues po mbajne Shqiperine ne dy muajt me te veshtire te saj, ekonomine ndezur kur sektore te tere u fiken!
Tani meqe nuk na begenisi kush, nga sot ne mengjes nga Divjaka, cdo tregetar do kete sjellje tjeter, te unifikuar ne produkt e ne cmim!
Zgjidhje tjeter nuk na late!