Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi thotë se presidenti Ilir Meta në momentin që doli në konferencën e jashtëzakonshme për mediat u shfaq i frikësuar. Sipas tij këtë Meta e tregoi edhe ngritja e zërit.
“Mua presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri. Ishte leximi i një komunikate në një miting. Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit. Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi. Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë”, tha Koçi./Fjala.al