• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, August 28, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

14 vite nga protesta e 21 janarit, Rama: Kam aq shumë gjëra për të thënë për drejtësinë, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente

January 21, 2025
in Aktualitet, Debat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale për komentet lidhur me “21 janarin”. Rama shpreht se ka shumë gjëra për të thënë, por dhe sot, siç thotë ai, do t’i qëndojë besnik qëndrimit për të mos bërë komente. Ai thotë se uron dhe beson se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin.

Rama shton se 21 janari është një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, por, sipas tij, njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi.

Mesazh i Kryeministrit Edi Rama:

Kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha. Tani të të akuzojë lidhur me drejtësinë për 21 janarin, dikush që emrin në profilin e tij e ka “primare në pd”, kjo është për të qarë e për të qeshur..

Por nuk është qëllimi im të bëj kurrëfarë polemike me askënd që komenton këtu. Kështu që le të fokusohemi tek thelbi, sepse edhe një sërë komentuesish të tjerë, nga dëshira për drejtësi, harrojnë se jetojmë në një sistem, ku drejtësinë, largqoftë, nuk e bën as kryeministri, as qeveria, as partia në pushtet. Prandaj besoj, duhet të jetë shumë e qartë që të gjitha pretendimet, kritikat apo akuzat drejtuar meje apo nesh, për mosdhënien ende të drejtësisë për 21 janarin, janë thjeshtë në adresë të gabuar.

Nga ana tjetër, unë dhe ne, nuk kemi qëndruar duarkryq po kemi bërë një betejë historike epokale për drejtësinë, për pavarësimin e saj nga pushteti politik për krijimin e kushteve që drejtësia të bëjë drejtësi për të gjithë e për të gjitha. Pa Partinë Socialiste dhe mua në krye të saj, nuk do të kishte as Reformë në Drejtësi, as SPAK e as ndryshim të dukshëm tanimë të rrugës së drejtësisë, si ky që e shohin të gjithë ata që duan ta shohin, paçka se në rrugën e re të drejtësisë mund të ketë plot gjëra të kritikueshme, madje nganjëherë edhe të papranueshme. Por kjo është një rrugë e re, ku institucionet e reja kanë të gjithë mbështetjen tonë dhe pjesë e kësaj mbështetjeje të pakrahasueshme me asgjë, as më parë, as përreth në rajonin tonë, është patjetër edhe qëndrimi për të mos bërë komente për raste konkrete edhe kur mund të mos jemi dakord fare me trajtimin e tyre.

Çfarë mund të them për drejtësinë për 21 janarin? A kam gjëra për të thënë. Kam aq shumë sa nuk mund t’ua tregoj dot, por edhe sot do t’i rri besnik qëndrimit për të mos bërë komente, duke uruar dhe dashur të besoj se SPAK-u nuk do të jetë edhe për shumë kohë i zënë me gjithçka tjetër, përveçse me 21 janarin, i cili për më tepër është edhe një rast i qartë si drita e diellit dhe prandaj çdo vit që kalon, jo vetëm shton barrën e turpit mbi këdo që duhet të japë drejtësinë e munguar, po njollos edhe vetë Reformën në Drejtësi, duke poshtëruar, jo vetëm familjet e dëshmorëve të 21 janarit, po një popull të tërë që do drejtësi për 21 janarin dhe meriton drejtësi për 21 janarin sepse drejtësia për 21 janarin është një drejtësi, jo thjesht për një ngjarje të djeshme, por për Shqipërinë e sotme dhe të nesërmen.

Next Post

Letra e një socialisti të zhgënjyer për 21 Janarin: Zoti Rama, asnjë shqiptarë nuk të kërkon të bësh komentuesin ANTI-SPAK, por kryeshtetarin... pak

Tragjedi në Turqi! Përfshihet nga flakët një hotel në provincën Bolu: Humbin jetën 66 pushues, plagosen 51 të tjerë, arrestohen 4 persona

Belo Ezmeri sheh nga dritarja Trump duke vallëzuar, vijon lobimin për t’i hequr nongratën Berishës! Mediu shkon deri në SHBA për të ndjekur inagurimin në TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved