• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, September 21, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

21 Janari/ Kryedemokrati “pa dashje” Sali Berisha para SPAK: Ishte krim shtetëror pa dashje (Video)

August 4, 2025
in Aktualitet, Dosja X

Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë godinës së SPAK pasi u paraqit në zbatim të masës detyrim paraqitje për aferën “Partizani”, i cilëson për herë të parë “krim shtetëror pa dashje” vrasjet e “21 Janarit” 14 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë godinës së Kryeministrisë, ku humbën jetën 4 protestues.

Berisha pranoi gjithashtu që nëse thirret për t’u pyetur nga SPAK, është i gatshëm të shkojë në hetuesi.

“Unë nuk mund të them që ata nuk u vranë nga njerëz të shtetit. Por krimi shtetëror është krim shtetëror me dashje dhe krim shtetëror pa dashje. Ka klasifikim krimi shtetëror. Krimi shtetëror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr të pafajshëm dhe e pushkaton. Kur shteti jep urdhër këtë-këtë, kur s’duhet ta bëjë kurrë atë.

Krim shtetëror pa dashje është kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse garda ka patur një ligj. Unë e kam thënë 5-6 vjet para, që është krim shtetëror, krim shtetëror pa dashje. Në rastin e krimit shtetëror, dëmshpërblimi nga shteti i viktimës është më i madh. Këta, siç di unë, janë dëmshpërblyer me shuma, nuk di të them afrohen në shkallën e duhur apo jo.

Ata u vranë nga armët e shtetit, por nuk ishte qëllim vrasja. Dhe është faktuar kjo që them. Nuk ka patur absolutisht asnjë urdhër. Aq sa është përgjegjës Edi Rama direkt që i solli aty. Ka një deklaratë të qeverisë amerikane aty, që thotë të hetohet nga polici, tek organizatori.

Ka një deklaratë tjetër, që demonstrata ishte e dhunshme dhe kishte axhendë politike. Edi Rama është përgjegjësi kryesor”, tha Berisha.

Në trazirat e 21 Janarit 2011 mbetën të vrarë 4 protestues, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Dedja dhe Faik Myrtaj, në kohën kur Kryeministër ishte Sali Berisha.

Kujtojmë se dosja e “21 Janarit” po hetohet nga SPAK, ku në procedimin penal janë regjistruar 3 akuza; vrasje në rrethana të tjera cilësuese, shpërdorim detyre dhe kryerje e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Por teksa sot Sali Berisha e cilëson “krim shtetëror pa dashje” ngjarjen e “21 Janarit”, kryedemokrati nuk ka mbajtur të njëjtin qëndrim përgjatë viteve.

Sot pranoi që 4 protestuesit e ndjerë u vranë nga armët e shtetit, por në vitin 2011, fill pas mbylljes së demonstratës, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se protestuesit ishin vrarë nga brenda turmës me pistoleta çadër. Në funksion të këtij versioni, doli edhe një mjek i Spitalit Ushtarak, i cili tha se plagët e viktimave ishin shkaktuar nga afër. Por, vetëm disa orë më pas, kur u shfaq videoja e vrasjes së Ziver Veizit nga gardisti Agim Llupo, Berisha ndryshoi version, por shtoi se Garda kishte zbatuar ligjin, pasi demonstruesit ishin vrarë brenda rrethimit.

Next Post

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

SHBA propozon garanci deri në 15,000 dollarë për viza turistike dhe biznesi, nismë që mund të prekë edhe aplikantët shqiptarë

Një vrasje horror në Francë

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved