• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

26 vjet nga Fronëzimi i Kryepeshkopit Anastas

August 2, 2018
in Dosja X

Viti 1992 ka dy data historike për Kishën tonë të ringjallur nga hiri i komunizmit: 24 qershorin 1992, zgjedhjen e Kryepeshkopit Anastas në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe 2 gushtin – Fronëzimin e Tij. Kisha ka tashmë në krye një kryebari të shquar, i cili jo vetëm e rilindi dhe e ringriti nga hiri i ateizmit, por edhe bëri të barabartë dhe të njohur nga të gjitha Kishat motra e më gjerë.

Që kur erdhi si Ekzark Patriarkal, në verën e vitit 1991, Mitropolitit të Andrusës, Anastasit, iu shfaq një imazh apokaliptik: Komuniteti Orthodhoks ishte pa kisha, pa objekte administrative, pa klerikë dhe me besimtarë të mbajtur me dhunë larg Kishës dhe të edukuar që të mohonin Perëndinë. Kryepiskopi e nisi punën pikërisht atje ku kishte ndalur, te formimi i klerit dhe ringritja e kishave, për ta shtrirë gjithmonë e më tepër edhe në shumë fusha të tjera. Ishte pikërisht kjo këmbëngulje, përkushtim dhe aftësi e rrallë, që tërhoqi besimin, vlerësimin dhe dashurinë e besimtarëve orthodhoksë, që e vlerësuan si personin më të përshtatshëm për ta vazhduar edhe më tej këtë vepër.

Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike, pasi shqyrtoi kërkesën e besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë, vendosi më 24 qershor 1992 zgjedhjen e Tij Kryepiskop të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. Ndërsa më 2 gusht 1992, u bë ceremonia e Fronëzimit, në kishën “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë, në të cilën besimtarët orthodhoksë, pavarësisht tentativave të atyre që donin të ndalnin ecjen përpara të Kishës sonë, dëshmuan mbështetjen për Kryebariun e tyre. Mbështetje që e kanë treguar në mënyrë të pandërprerë në çdo çast të këtij rrugëtimi, deri më sot.

Me rastin e 2 gushtit, 26-vjetorit të Fronëzimit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, do të ketë një Liturgji Hyjnore panegjirike. Ajo do të kryhet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e Kryepiskopit dhe të Sinodit të Shenjtë, të gjithë klerikëve të Kishës sonë dhe të përfaqësive nga të gjitha dioqezat.

Next Post

Arrestuan pastorin: SHBA vendos sanksione për dy ministra turq

French Gendarmes and firefighters arrive to search at the canyon where four people died after a flood occurred due to bad weather conditions on August 1, 2018 close to the village of Soccia, on the French Mediterranean island of Corsica.
Four canyoning practitioners, including a child, died and another was still missing on August 1, 2018 at night after being swept away in the afternoon by a sudden flood caused by violent mountain storms in a canyon in southern Corsica, a high place for water activities. / AFP PHOTO / PASCAL POCHARD-CASABIANCA

Francë, dallga e papritur në ishullin e Korsikës shkakton 4 të vdekur

Projektohet roboti që do jetë ndërgjegjja e njeriut

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved