• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

27 janari, si tubim i humbjes së madhe të opozitës

January 25, 2018
in Blog
        
 

Nga Artur Ajazi

Data 27 janar, e fryrë artificialisht me bujë të madhe nga Lulzim Basha dhe Monika e LSI, si dita e “protestës së madhe dhe e shpresës së opozitës”, qysh tani ka krijuar në vetvete risitë negative të një partie dyshe e cila e ka ndjerë se ai tubim , vetëm “protestë nuk do të jetë kurrë”.

Edhe përpjekjet e Lulit dhe Monikës (veçmas aleatëve) për të mbledhur me oferta, mashtrime dhe mënyra të tjera alla-elektorale protestues, kanë rezultuar një dështim i plotë politik. Duke patur shpresën tek rrethet dhe jo tek Tirana, duket se Luli dhe Monika i kanë shterur fuqitë pas “takimeve” në salla gjysëmboshe, duke u mbetur si e vetmja rrugë dhe alternativë e fundit për të mbuluar dështimin, dalja e shpeshtë me deklarata mediatike në selitë respektive.

Data e 27 janarit, pa asnjë dyshim do të jetë si një “përvjetor” apo tubim i humbjes së madhe të partisë dyshe PD-LSI, parti të cilat kurrsesi nuk mund të jenë përfaqësitë e opozitës politike, pasi kryetarët e tyre kanë mbetur besnikë dhe mbrojtës të ideve të vjetra, dhe interesave dhe karrigeve personale dhe familjare.

Si mund të besosh thirrjet dhe deklaratat e dyshes Luli-Monika për “protestën e madhe, për shpresën e madhe të shqiptarëve”, kur ata nuk kanë nën kontroll partitë e tyre, kur ata sundojnë dhe drejtojnë me klane, biznese dhe tarafe familjare , dhe kur postet që kanë janë të kontestueshëm, dhe jo të fituara me vota të lira. Fushata e janarit e Lulit dhe Monikës, ishte sipari i fillimit të një tatëpjete të madhe të partisë dyshe , e cila pas 27 janarit do të jetë edhe më e pakësuar në numur, në ide, në alternativa, në koalicione, pasi edhe aleatët e sotëm pothuajse u janë larguar.

Duke angazhuar deputetët e listës tij edhe për protestën e 27 janarit, Basha as më shumë dhe as më pak, ka thelluar ndjeshëm hendekun e zhgënjimeve tek baza e Partisë Demokratike, e cila kërkon më tepër se protestat e shtirura, llogaridhënien nga kryetari i 22 korrikut, kërkon ribashkimin e partisë dhe afrimin e figurave elitare rreth saj .

Baza e Partisë Demokratike nuk sugjestionohet nga deklaratat dhe thirrjet e Lulit (aq më tepër të Monikës) në sallat e mbyllura, por kërkon nga ai, të ringrejë dhe rizgjedhë strukturat statutore dhe forumet e partisë. Baza e Partisë Demokratike kërkon zgjedhje të reja në parti, kërkon ringritjen e degëve dhe seksioneve të partisë, duke injoruar me forcë veçanarisht thirrjet e Monikës për “bashkimin e çdo shqiptari në 27 janar pa dallime politike”.

Thirrjet e kryetarëve të partisë dyshe, ngjajnë me lutjet hipokrite të ish-pushtetarëve kur bien nga karriget për të përdorur “popullin” për interesat dhe xhepat e tyre. Baza e Partisë Demokratike, nuk pranon të përdoret si “mish për top” por ajo kërkon sqarimet e Lulit për aleancën me Monikën, kërkon të sqarohet për tradhëtitë duke nisur nga “çadra” deri tek marrëveshja, kërkon nga Luli dhe partia dyshe motivin e vërtetë të “protestës popullore të 27 janarit”. Baza e Partisë Demokratike , ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbështetëse dhe përkrahëse e integrimit të vendit në BE, duke i kthyer kurrizin çdo sabotatori dhe sharlatani që mundohet që në emrin dhe siglën e partisë, përpiqet të pengojë rrugëtimin drejt Europës të Shqiperisë.

Pavarsisht pergatitjeve , paralajmërimeve dhe “parashikimeve se “në 27 janar do të protestojë gjithë populli” një gjë mbetet e sigurtë, ajo ditë do të shënojë tubimin e humbjes së madhe, të një partie dyshe e cila po përpiqet me të gjitha mënyrat të pengojë reformën në drejtësi, të vonojë Vettingun, duke u hedhur taktikisht dhe politikisht edhe kundër ambasadorëve , sidomos atyre të BE dhe SHBA. Edhe deklarata më e fundit e ambasadorit amerikan Donald Lu, mbi pretendimet e Lulit dhe Monikës lidhur me “paligjshmërinë e Kryeprokurores së Përgjithshme”, tregoi sa të vendosur janë aleatët tanë perendimorë për t’ju gjendur pranë Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

Deklarata e zotit Lu, ishte shuplaka e fortë ndaj partisë dyshe, e cila ka disa muaj që po hedh “vallen” e turpit , duke u përpjekur ti mbushë mendjen shqiptarëve se “ne jemi patriotë, ne jemi të ndershëm, ne jemi për zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës” . Dita e 27 janarit, thjesht do të jetë një e shtunë si të tjerat për çdo shqiptar të zakonshëm, por jo për krerët e partisë dyshe, që ndoshta dështimin e “protestës popullore” sërish do të mundohen ta gjejnë tek ambasadorët e huaj dhe qeverisja Rama. Aq më keq për ata, aq më mirë për shqiptarët.


        
 
Next Post

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Protesta betejë e humbur, PD po mbahet peng

Shejtan budallai i PD-së gajas dynjanë me fjalimet e tij: "Të luftojmë në sheshe regjimin siç bëri..." babai i tij bashkëpuntor ish-Sigurimit të Shtetit

Skandali "CEZ", Xeni pranon që e kanë thirrur në Prokurori dhe sulmon drejtësinë: Flluskë-thirrja nuk më kap dot!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In