Socialistët janë mbledhur në selinë rozë për të festuar 34-vjetorin e Partisë Socialiste. Festa ka bërë bashkë socialistë të rinj e të vjetër, mes tyre figura si Et’hem Ruka, Gramoz Ruçi apo Arta Dade. Klosi tha se PS transformoi Shqipërinë.
Kryesocialsiti Edi Rama po mban fjalim.
Ditë që bëhet e veçantë si rezultat i faktit që vjen pas një fitoreje domethënëse të PS, një fitoreje e cila vjen me një përgjegjësi më të madhe se asnjëherë tjetër, përveç faktit që u mishërua si rezultat i një mbështetje më të madhe se asnjëherë tjetër për PS.
Shumë gjëra duhen bërë më mirë në kushtet kur kjo fitore është e lidhur me një mandat besimi të jashtëzakonshëm për të udhëhequr vendin dhe për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, brenda kësaj dekade.
Partia Socialiste u themelua më 12 qershor 1991, ndërsa kryetari i saj i parë u zgjodh Fatos Nano që e drejtoi deri në vitin 2005, për t’ia lënë më pas stafetën Edi Ramës i cili është në krye të kësaj force politike tashmë prej 2 dekadash.
PS është edhe partia e cila ka qeverisur vendin më gjatë se çdo forcë tjetër politike në 34 vite demokraci. Socialistët morën drejtimin e vendit nga 1997-a deri në vitin 2005, për 8 vite.
PS u rikthye në pushtet në 2013-ën me në krye Edi Ramën i cili qeveris prej 12 vitesh vendin, ndërsa më 11 maj mori mandatin e katërt qeverisës dhe besimin për të drejtuar vendin deri në 2029-ën. Në 34 vite demokraci socialistët e kanë qeverisur vendin për 20 vite.
Në fjalimin e tij, në kuadër të 34-vjetorit të Partisë Socialiste, kryetari dhe kryeministri Edi Rama tha se arsyeja pse kjo forcë politike vazhdon të korrë fitore të njëpasnjëshme elektorale është përgjegjshmëria dhe gatishmëria që ka për të marrë përsipër detyrat e shtetbërjes.
“…vjen me një përfshirje se askund tjetër për vetë faktin që u mishërua si rezultat i një mbështetjeje më të madhe se askund tjetër për PS dhe padyshim që ne nuk i jemi frikur dhe sigurisht nuk i jemi shmangur askund përgjegjësive që vijnë me fitoren, dhe kjo është, besoj, arsyeja kryesore pse s’ne nuk lodhemi së fituari, pasi nuk lodhemi së ngarkuari veten me përgjegjësi dhe së reflektuari mbi çfarë mund të bëjmë më mirë.
Dhe natyrisht që shumë gjëra duhen bërë me ojatjetër më mirë, në kushtet kur kjo është detyrë… për të udhëhequr vendin, për ta anëtarësuar në BE brenda kësaj dekade. Nuk ka arsye më të fortë dhe nuk ka edhe domethënie më të madhe e lodhshme me përgjegjësinë se sa ky objektiv, i cili është një objektiv sa i arritshëm aq edhe tejet i vështirë, sa i afërt aq edhe i lidhur me sa shpejt ne do jemi në gjendje të përmirësojmë çka duhet përmirësuar dhe përmbushur”,- tha rama ndër të tjera.