Aktori i njohur Paul Walker vdiq më 30 nëntor, 2013, në një aksident me makinë në Kaliforni. Ishte një nga lajmet më të trishtuar që bëri shumicën e botës të qajë, veçanërisht pasuesit besnikë të “Fast and Furious”.
Pasi doli lajmi dhe të gjithë e pranuan faktin se ai kishte vdekur, ekspertët thanë se Paul vdiq nga një atak.
Megjithatë, Craig McClellan, i cili është avokati i familjes së aktorit, së fundmi ka raportuar se kërkimet e fundit tregojnë se nga autopsia në trupin e Paul u gjetën gjurmë të blozës në trake, që do të thotë se ai ishte ende gjallë në kohën kur flakët shpërthyen, pra aktori është djegur për së gjalli.
Pas aksidentit fatal, familja e Paul kishte vendosur të padisë Porsche, pasi hetimet theksuan përgjegjësinë e saj për tragjedinë, pasi një problem teknik shkaktoi vdekjen. Megjithatë, në prill të vitit të kaluar dhe pas shumë hulumtimeve, është konstatuar se kompania nuk ka pasur faj.