• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

7 vite më parë më 30 tetor 2014, në moshën më të mirë për një artist, u nda nga jeta aktori i paharruar Fadil Kujovska

October 31, 2021
in Nostalgji

Fadil Kujovska ka lindur më (14 shkurt 1951) në Tiranë aktor i mirënjohur shqiptar.

Kreu studimet e larta për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar.

Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave që vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit “Miq të paftuar”, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”. Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit.

Po në 1978 interpretoi rolin e Hoxhë Qitapit në dramën “Besa e Madhe” të M. Markajt. Një vit më pas luajti me vërtetësi rolin e kinezit Shun në dramën “Furrnalta” të R. Pulahës, me të cilin spikati për shfrytëzimin me mprehtësi të dyplanësive, për plastikën shprehëse, qëndrimin tallës dhe sensin humoristik.

Më 1982 i dha jetë njërit prej roleve të tij më të goditur, atij të Ser Tobit në komedinë “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, duke mishëruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rrëmujaxhi, që i gëzohet jetës dhe qejfit me tepri, sikundër qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve të tij.

Me interpretimin e doktor Adhamudhit në komedinë “Pas Vdekjes” të A. Z. Cajupit (1984) ai arriti të krijojë plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytëzuar me zgjuarsi elementet tjetëruese dhe kundërshtitë komike, plastikën shprehëse, një të folur prej megalomania që e diskreditonte paq krenarinë e tij “pseudo”-je. Origjinal dhe i veçantë ka qenë edhe në interpretimin e rolit të Poçarit në dramën “Monsetrati” të Roblesë (1985), atë të prefektit Vehip në komedinë “Karnavalet e Korçës” të S. Comores nga Teatri Kombetar (2003).

Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe në filma artistikë si dhe në disa filma televizivë.Ndahet nga jeta në Vitin 2014

Filmografia
Filumena Marturano – (2009) teatër
Trapi i vjeter – (2005)
Parullat – (2001)…….Pashku
Borxhliu – (1998)

Kolonel Bunker -(1998)
Pak freskët sonte – (1994)…kinezi
Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi
Historiani dhe kameleonët – (1989)

Shkëlqimi i përkohëshëm – (1988)
Tela për violinë – (1987)
Dy herë mat – (1986)…..Cuku
Kush vdes në këmbë-(1984)

Duaje emrin tënd-(1984)…………..llogaritari
Dasma e shtyrë – (1984)
Dita e parë e emrimit – (1981)……..Shoferi
Agimet e stinës së madhe – (1981)…..Mehill Bani, tekniku i ures

Next Post

30 tetor 2017, ndahet nga jeta regjisori i njohur Mihal Luarasi

Ali Xhixha, mjeshtri i cirkut dhe i akrobacisë, nderohet me titullin “Nderi i Kombit” pas vdekjes

Dritëroi i dashuruar! E kështu, tani do të pajtohemi, se tërë këtë javë jemi grindur…

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved