Ka vazhduar seria e reagimeve për mbylljen e emisioneve të Ad Krastës dhe Ylli Rakipi nga Fania i News 24. në fakt akuzat janë lëshuar në drejtim të Edi Ramës si shkaktari real i largimit të 2 gazetarëve të dëgjiar dhe afrimin i Sokol Ballës në këtë tv, një nga zërat më kritikë të suporterit ekzemplar të Fanes, Presidenti Like.
Asnjë zë nuk del për afrimin e Ballës veç largimit të Krasta Rakipit.
Nëse Krasta ka zgjedhur rrugën e heshtjes, Ylli Rakipi lëshon akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Rama. Në reagimet e ditëve të fundit, Rakipi ka deklaruar se me tv e Fanes ka kontratë deri në vitin 2020 dhe ka qenë dora vetë Edi Rama që ja ka kërkuar Fanes këtë veprim.
Nga ana tjetër Fania ka mbledhur bordin prestigjoz të News 24 dhe ka dalë me një reagim që rrëzonte zërat për përfshirjen e KM Edi Rama. Një zhvillim i ri ka dalë sot nga Këshilli i Europës sipas kanaleve informative.
Në këtë deklaratë theksohet se: ” Pak përpara fillimit të sezonit të ri televiziv, televizioni i parë informativ 24 orë, News24, lajmëroi mbylljen e dy emisioneve: “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit dhe “Krasta/A Show” të Adi Krastës. Të dyja programet ishin kritike ndaj kryeministrit Edi Rama dhe u transmetuan për një vit në Neës24, në pronësi të Focus Media Group”.
Në rastin konkret kemi pronar Fanen që deklaron me prepotencë që emisionet nuk guxon t’ja mbyllë KM Rama dhe askush në botë dhe kemi gazetarë, Këshill Europe që thonë të kundërtën.
Lind pyetja, pse Ylli Rakipi nuk ja merr paratë me gjykatë Fanes kur ka kontratën deri në vitin 2020? për më shumë kur vetë Fania deklaron se të gjithë këtë manovër e ka bërë për shëndoshjen e tv News 24, ku qëndron problemi këtu?
Biles, këtu po ushtrohet presion ndaj Fanes nga qarqe të caktuara të cilët duan të ndërhyjnë në lirinë mediatike të botuesit Irfan.
Pavarësisht bordellit politik dhe atij mediatik, këtu kemi të bëjmë me një mishmash tipik oriental, ku interesat e vogla rrëzojnë interesin për të cilin pretendojnë idealistët apo pseudoidealistët politikanë apo mediaxhinj kuzhinës shqiptare.
Interesat e Fanes nuk janë thjesht interesa të Fanes, por më të thella se kaq. Më të interesuarit nga kjo merkatë peshku e kësaj vjeshte mediatike dalin vetëm dy persona. Presidenti Like dhe KM Rama. Likja i mbylli gojën Ballës dhe Rama Rakipit &Co.
Dihet se kush është Likja për Fanen dhe ç’përfaqëson Fania për Liken. Shikoni foton ilustruese në malin e Tomorrit për të parë se kush janë shenjtit e rinj të politikës dhe medies shqiptare. A ka për të folur për ta? Plot, plot…