• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, September 15, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kundër paktit Rama-Berisha: Meta kujton ngujimin e 2008-ës kur i gjuante Kryeparlamentares Topalli!

September 7, 2019
in Aktualitet, Kryesore

Në rrjetet sociale, Ilir Meta u zgjua si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, këtë të shtunë duke risjellë në kujtesë video nga mitingu i 11 viteve më parë, kur kundërshtonte marrëveshjen e 21 prillit, mes Sali Berishës dhe Edi Ramës e cila ndryshoi thellësisht kushtetutën.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit. Sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, është jetik, është vetë vija ndarëse midis demokracisë dhe diktaturës”, pati deklaruar Meta në mitingun e LSI-së.

Në prill të 2008, kushtetuta pësoi ndryshimin më të debatueshëm pas një komunikimi telefonik mes Berishës Kryeministër dhe Ramës lider i opozitës. Partitë e vogla u ngujuan në Parlament ndërsa nuk ka njeri që nuk e ka parë këtë shpërthim të Ilir Metës.

Ilir Meta ka vendosur të rikthejë në vëmendje këtë ngjarje historike në një moment kur faktori ndërkombëtar është i angazhuar për të arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike.

Gjermania po përpiqet prej muajsh të ulë kryeopozitarin dhe kryeministrin në një tryezë dialogu. Ndërsa javën e ardhshme kryeministri Rama udhëton drejt Berlit ku do të takohet me zyrtarë të rëndësishëm të partisë në pushtet, përfshirë nënkryetarin Johann Wadephul i cili anuloi vizitën e tij në Tiranë për shkak të angazhimit të tij partiak.

Mos vallë kjo lëvizje ka shqetësuar Metën për një marrëveshje të re, Rama-Basha që nuk gëzon dakortësinë e tij? Postimet e Metes duken si një mesazh i koduar për dy krerët e partive me të mëdha ne vend ndërsa burime pranë presidentit thanë se kjo është një beteje në mbrojtje të Kushtetutës dhe presidenti është po aq gati per ta ribërë sa 11 viteve më parë.

Me thumbues dhe enigmatik meta ishte me postimin e dyte kur paralajmëronte se dikush ashtu sikurse një kotele po guxon te ngjitet lart pa llogaritur rrezikun ne kthim por ai ishte i gatshëm qe zbritjen tja bënte me te lehte. /Elda Menga/ Top Channel

Next Post

Tirana në faqet e “NYT”: Një qytet kozmopolitan, e ardhmja e shkëlqyer e Shqipërisë (Foto)

Video/ 10 vjeçarja martohet me një 22 vjeçar, ja pamjet shokuese

SEVILLE, SPAIN - NOVEMBER 21:  Jurgen Klopp of Liverpool FC waves to the fans after the end of  the UEFA Champions League group E match between Sevilla FC and Liverpool FC at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on November 21, 2017 in Seville, Spain.  (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Jurgen Klopp: Nëse më pyesni ç’është futbolli, ju tregoj Kosovën

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved