Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri e konsideron të pashpresë gjendjen e krijuar brenda së djathtës nën drejtimin e Lulzim Bashës. Kulluri shprehet në një postim në rrjetet sociale se PD-ja është e përçarë dhe e ç’orientuar, madje ai shkon më tej duke thënë se ka përfunduar në greminë.
Statusi i plotë
“2 muaj e gjysem pas zgjedhjeve pa opoziten, e 1 muaj pas dorezimit te bashkive te djathta tek kryetaret dhe keshilltaret e rinj te bashkive(perjashto kryetarin e bashkise Shkoder) lidershipi i PD ka nisur fushaten “te mbeshtesim integrimin europian! E jo vetem kaq, por po flitet dhe per nje marreveshje me Edi Ramen. Me 13 tetorin qe eshte larguar perfundimisht nga endrrat e deshperuara, duket se opozita zyrtare e jo populli opozitar qe nuk e pyet kush po perjeton nje shkalle te re “optimizmi”.
Qe buron vetem prej absurdit se prej fakteve duhet te kishin marre valixhet e te ishin fshehur ne skuatat e deshtimit! Dikur andej nga viti 2003 Prec Zogaj thosh me shaka se “nga deshtimi ne deshtim do shkojme drejt fitores”! Nje shaka e hidhur por e vertete per shkak se opozita megjithe goditjet ne zgjedhjet e 2001 dhe sidomos 2003 ne Tirane dhe Durres, po rritej elektoralisht, po zgjerohej politikisht dhe po rifitonte besimin e humbur ne publik. Rikthimi inthemeluesve dhe flukseve te tjera qe ishin larguar duke e rrudhur PD, pasurimi i ri qe pritej me KOP dhe komunikimi progresiv me akademiket dhe shoqerine civile apo raportet ne permiresim me mediat dhe sidomos komunitetin nderkombetar, po mbyllnin ciklin e humbjeve per ti hapur rruge fitores se 2005!
Sot jemi pikerisht ne vitin e 6-te opozites dhe ndodhemi ne tendence te kundert me 2003! Jashte parlamentit, jashte pushtetit lokal, me nje PD te percare, me lista armiqesore mediash te zgjatura dhe me nderkombetaret te vendosur ne bllok per te ndeshkuar si asnjehere me pare sjelljen Donkishoteske te bojkoti dhe djegies se mandateve! Historia nuk perseritet njesoj sic pretendojne te majtet ekstreme, por gjasat jane qe opozita te rrugetoje me e c’orientuar se kurre. E vetmja gje qe e mban gjalle eshte ende besimi “mistik” i nje pjese te popullit opozitar qe e sheh liderin dhe deshtimet si te gjitheditshem dhe fuqiplote! Remineshence lindore dhe totalitariste! Ndaj po te fliste Preci edhe njehere, kam frike se do thosh “ nga deshtimi ne deshtim kemi rene ne gremine”! Dhe nje marreveshje pa dinjitet pavaresisht nga permbajtja do ishte “litari i keputur” per te dale nga gremina” shkruan Kulluri.