39-vjeçari i cili është ndaluar ditën e sotme nga Policia e Tiranës për vrasjen e Santiago Malkos ish-policit është Blendi Teta.
Ai akuzohet për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. 39 vjeçari Teta u identifikuar në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt.
Policia e ndaloi pasi nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezultoi se kishte lëvizur disa herë në zonën e ‘Xhamllikut’ në momentin kur u ekzekutua ish-polici. Kjo ka bërë që ndaj tij të ngrihen dyshime se mund të jetë bashkëpunëtor në vrasje. Por në dëshminë e tij para grupit hetimor 39-vjeçari ka deklaruar se ‘kam qenë vetëm kalimtar i rastit, nuk kam lidhje me ngjarjen’.